LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Kosova ka shumë potenciale për investimet nga Gjermania

Hasani: Kosova ka shumë potenciale për investimet nga Gjermania

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), sot do të fillojë serinë e ‘Business Talks’, që përgjatë tërë vitit do ta mbështesin dialogun ndërmjet përfaqësuesve më të lartë qeveritar dhe komunitetit të biznesit.

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, tha se këto takime do të bëhen për të shikuar se cilat janë sfidat e biznesit.


Sipas saj Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) me këto takime ofrojnë një platformë për dialog konstruktiv ndërmjet institucioneve publike të Kosovës dhe anëtarëve të OEGJK.

“Ideja është që të nxisim dialogun direkt, nëse gjendet një gjuhë e përbashkët, nëse ekziston vullneti nga qeveria pse të mos gjejmë zgjidhje. Ideja është që të kemi takime në tre muaj”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Hasani tha se sot kjo seri do të fillojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. “Sot do të kemi kryeministrin e Kosovës, meqë 2019 është shpallur “Vit i Ekonomisë” , kurse në takimet e tjera do të kemi edhe mysafirë të tjerë e ministra të dikastereve të ndryshme”, tha ajo. Sipas saj sot kryeministri i Kosovës do të flet për sigurinë e energjisë elektrike, çështje a luftimit e ekonomisë informale dhe për temën që të punohet dhe të shikohet se cilat janë politikat për të rritur investimet e huaja e gjermane.

Një problem i madh i prodhuesve që veprojnë në Kosovë, sipas Hasanit është problemi i energjisë elektrike, pastaj ekonomia informale etj. “Ne si odë gjermane e kemi fokus Gjermaninë dhe shikojmë për të pasur thellim dhe rritje të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të Kosovës e Gjermanisë”, tha ajo.

Sipas Hasanit Kosova ka potenciale të jashtëzakonshëm për të pasur bashkëpunim ndërmjet bizneseve gjermano-kosovare. “Ka shumë kompani të Kosovës që prodhojnë, ne si odë përpiqemi që ndërmarrjeve kosovare që donë të hyjnë në tregun gjerman tu ndihmojmë atyre që të jenë më lehtë në tregun gjerman”, deklaroi ajo.

Ajo vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të përmirësojnë imazhin e vendit e që do të kishte efekt pozitiv për investime.

“Ka lajme negative për Kosovës, dhe ky është një problem. Ne po punojmë dhe këtë vit do t kemi aktivitete në Gjermani dhe do t’i informojmë bizneset gjermane për mundësitë që i ka Kosova”, tha ajo. Një sfidë sipas saj është që bizneset gjermane të vijën dhe t;i bindin ato për të sjellë kapitalin në Kosovë.

“Biznesi gjerman ka shumë arsyeje për të investuar në Kosovë, të rinjtë tanë punojnë, në Kosovë flitet shumë gjuha gjermane, sot bizneset gjermane si në fushën e IT-së dhe në call center ka biznese”, pohoi ajo.

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, ka folur edhe për ish kampin gjerman të KFOR-it, e që sot është një park biznesi.“Në këtë vit do të organizojmë një forum Gjermano-Kosovar dhe do të ftojmë bizneset gjermane që veprojnë qoftë në rajon e më gjerë”, tha Hasani. /Telegrafi/