LAJMI I FUNDIT:

Hasani fton investitorët ta shfrytëzojnë ligjin për Investime strategjike

Hasani fton investitorët ta shfrytëzojnë ligjin për Investime strategjike

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot ka mbajtur konferencë për media për pranimin e aplikacionit të parë për statusin e investitorit strategjik konform Ligjit për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.

Ai tha se projekti energjetik nga Jaha Group është në vlerë prej rreth 130 milionë euro që pritet të përfundojë deri në vitin 2021.


Ministri Hasani ka ftuar investitorët e tjerë strategjikë që ta shfrytëzojnë ligjin për Investime strategjike, sepse ka shumë fusha të tjera strategjike për investime në turizëm bujqësi e të tjera.

Fadil Hoxha nga kompania Jaha Group, tha se synimi i tyre është për të zhvilluar një industri energjetike solare në vend dhe më gjerë.

Ai ka thënë se më 1 mars 2019 pritet të instalohet impianti i madh energjetik. /Telegrafi/