Harvey Weinstein u dënua me 23 vjet pas hekurave javën e kaluar pasi u shpall fajtor për sulme seksuale dhe dhunime të shkallës së tretë

Harvey Weinstein është dërguar në të njëjtin burg të sigurisë maksimale që mban vrasësin e John Lennon.


Ai do të trajtohet në Qendrën Korrektuese “Wende” afër Buffalos, në New York, shkruan The Mirror.

GettyImages 1202993835

“Wende” strehon më shumë se 950 të burgosur, përfshirë Mark David Chapman, i cili po vuan 20 vjet të jetës për vrasjen e Lennon në vitin 1980.

Weinstein do të qëndrojë në burg për një periudhë të pacaktuar kohe ndërsa autoritetet përcaktojnë se cili institucion plotëson "sigurinë, mjekësinë, shëndetin mendor dhe nevojat e tjera", sipas Departamentit të Korrigjimeve dhe Mbikëqyrjes së Komunitetit.

Të burgosurit me më shumë se gjashtë vjet në dënimet e tyre janë vendosur në ambiente maksimale të sigurisë.

john

Weinstein kishte qenë duke e ndarë kohën midis kompleksit të famshëm të burgut “Rikers Island” të New Yorkut dhe një spitali në Manhattan pasi atij i është vënë një stendë për të zhbllokuar një arterie.

Ndërkohë, prokurorët në Los Angeles kanë filluar procesin e ekstradimit për ta sjellë Weinsteinin në Kaliforni.

Muajin e kaluar një juri e shpalli fajtor për një akt seksual kriminal të shkallës së parë për detyrim-kryerjen e seksit oral me ish-asistenten e tij, Miriam Haley, në vitin 2006.

Weinstein u dënua gjithashtu për përdhunim të shkallës së tretë të aktores Jessica Mann, në vitin 2013.

GettyImages 1208376499

Ai u dërgua në spital pas vendimit të tij për shpalljen fajtor, pasi u ankua për dhimbje në gjoks.

Ai u fotografua duke lënë sallën e gjyqit në New York me një ambulancë.

Rasti i Weinstein ndihmoi në ndezjen e lëvizjes “#MeToo” në të cilën gratë dolën hapur për të folur në lidhje me abuzimin seksual që ato kanë përjetuar.

Weinstein është akuzuar për ngacmime seksuale nga një mori femrash, përfshirë aktoret: Rose McGowan, Ashley Judd, Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie dhe Jennifer Lawrence. /Telegrafi/

GettyImages 1202993819