LAJMI I FUNDIT:

Harta që tregon pozicionimin e forcave amerikane, franceze dhe britanike në Mesdhe (Foto)

Harta që tregon pozicionimin e forcave amerikane, franceze dhe britanike në Mesdhe (Foto)

Pas tensionimit të situatës për shkak të sulmeve kimike të kryera ndaj civilëve në Siri, fuqitë e madhe perëndimore kanë kërcënuar me intervenim ushtarak nëse një gjë e tillë nuk ndalet, derisa Rusia vazhdon ta mbrojë presidentin sirian Bashar al-Assad.

Në hartën e publikuar më poshtë shfaqet harta e anijeve të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë së Madhe që i janë afruar Sirisë, por aty figurojnë edhe ato të Rusisë, transmeton Telegrafi.


Marina amerikane ka njoftuar se aeroplanmbajtësja “Harry S. Truman” së bashku me disa anije tjera që e përcjellin, nga e marta janë stacionuar në Evropë dhe Mesdhe.

Gjykuar sipas pamjeve satelitore që i ka publikuar kompania ISI, edhe anijet e flotës ruse kanë dalur nga baza ushtarake Tartus në Siri.

Në rrjetet sociale është shfaqur një hartë në të cilën shihet në detaje pozicionimi i forcave në Mesdhe. Siç mund të shihet, në këtë zonë gjendet flota e gjashtë e marinës amerikane. Gjashtë anije luftarake gjenden në Mesdhe në afërsi të Sirisë.

Aty është edhe një fregatë franceze që është nisur drejt Sirisë, si dhe ato britanike që ishin të stacionuara në Qipro janë nisur drejt Mesdheut.

Gjithashtu shihen edhe dy nëndetëse britanike, një aeroplanmbajtëse amerikane “USS Nimitz” me 5 anije tjera përcjellëse  si dhe një helikoptermbajtëse amerikane “USS Kearsarge”.

Por, në rast të ndonjë sulmi në “lojë”, mund të futen aeroplanët dhe armët tjera nga bazat ajrore amerikane që janë afër Sirisë – dy në Turqi dhe një në Jordani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ukrainase përshkruajnë skenat

Trupat ukrainase përshkruajnë skenat "si në një film horror" nga Kursku i Rusisë

Botë
Trump thotë se do të flasë me Putinin të martën për Ukrainën dhe 'ndarjen e aseteve'

Trump thotë se do të flasë me Putinin të martën për Ukrainën dhe 'ndarjen e aseteve'

Botë
Kafenetë kanadeze ndryshojnë emrin e

Kafenetë kanadeze ndryshojnë emrin e "Kafesë Amerikane", si përgjigje ndaj tarifave të Trump dhe SHBA-së

Botë
“Arkivole të mbështjellë me flamuj amerikanë” - rebelët Houthi shpërndajnë një video propagandistike, pas kërcënimit të Trump

“Arkivole të mbështjellë me flamuj amerikanë” - rebelët Houthi shpërndajnë një video propagandistike, pas kërcënimit të Trump

Botë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

Botë
Kalo në kategori