Harry Kane mund të fitojë trofeun e tij të parë sot pas një karriere 15-vjeçare

Lojtarët e Bayern Munich mund të fitojnë sot titullin e kampionit të Gjermanisë dhe kjo do të thotë gjithashtu se Harry Kane më në fund do ta mbajë trofe në duart e tij pas 15 vitesh karrierë.
Bayerni do të presë Mainzin në "Allianz Arena” sot në orën 15:30 dhe me një fitore dhe një gabim të Bayer Leverkusenit mund të festojë titullin.
Bavarezët kanë një avantazh prej tetë pikësh ndaj ‘Aspirinave’ , i cili pret njëkohësisht Augsburgun, dhe llogaritja është e qartë kur bëhet fjalë për gjigantin bavarez - një fitore do t'i bënte kampionë nëse Bayer Leverkusen nuk e mposht Augsburgun, pasi atëherë do të kishte të paktën 10 pikë diferencë me tre raunde të mbetura.
Do të ishte gjithashtu trofeu i parë në karrierë për Kane, padyshim një nga sulmuesit më të mirë të dhjetë viteve të fundit.
Kane e filloi karrierën e tij profesionale në Tottenham në vitin 2010, dhe ishte i huazuar te Leyton Orient, Millëall, Norëich dhe Leicester, por kurrë nuk fitoi asnjë trofe në Angli.
Kur u transferua te Bayern Munich në verën e vitit 2023, dukej se do ta prishte menjëherë agjërimin duke pasur parasysh dominimin e gjigantit bavarez në Gjermani, por sezonin e kaluar Bayer Leverkusen fitoi si Bundesligën ashtu edhe Kupën e Gjermanisë dhe në Ligën e Kampionëve, Bayern Munich u ndal në gjysmëfinale nga kampioni i ardhshëm Real Madrid.
Këtë sezon Bayern Munich u eliminua në Champions në çerekfinale nga Interi, ndërsa u ndal në 1/8 e Kupës së Gjermanisë dhe shansi i vetëm për trofe mbeti në Bundesligë dhe sot mund të arrijnë titullin e 34-të të kampionit gjerman, kurse Kane trofeun e parë në karrierën e tij. /Telegrafi/













































