Sulmuesi Harry Kane ka pranuar se numri i golave nuk është faktori vendimtar për të fituar Topin e Artë 2026, pavarësisht nisjes fenomenale të sezonit me Bayern Munich.

I pyetur për gjasat e tij për trofeun individual më prestigjioz, ai u shpreh qartë:


“Mund të shënoj 100 gola këtë sezon, por nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës, me gjasë nuk do ta fitosh Topin e Artë. Është njësoj për Erling Haaland, njësoj për çdo lojtar. Duhet t’i fitosh ato trofe të mëdhenj”.

Kane tha se forma e Bayernit po e ndihmon të mbajë gjallë ëndrrën: “Me mënyrën si po ecën sezoni si ekip me Bayern Munich, duket se jemi në formë të shkëlqyer”.

“Duket se jemi një nga favoritët për Ligën e Kampionëve, me siguri. Kjo ndoshta i rrit pak shanset e mia. E njëjta gjë edhe me Anglinë. Besoj se do të hyjmë në Botëror si një nga favoritët”.

“Kur hyn në një vit, si një vit i Kupës së Botës, ka shumë emocione, shumë zhurmë. Duhet të qëndrosh i fokusuar te momenti. Nga ana ime, kam edhe gjashtë javë para se të marrë një pushim. Ndihem mirë. Dhe ai pushim do të na ndihmojë. Nëse gjërat shkojnë siç dua me klub dhe kombëtare, atëherë me siguri do të jem në garë për një trofe si Topi i Artë”.

Kane po kalon një super formë këtë sezon, me 23 gola në 17 ndeshje për Bayernin, duke e pozicionuar veten mes pretendentëve të mëdhenj – nëse trofetë kolektivë nuk i mungojnë./Telegrafi

telegrafi sport app