LAJMI I FUNDIT:

Harron ta tërheq frenin e dorës, vetura përfundon nën aeroplanin gjigant në aeroportin e Spanjës

Harron ta tërheq frenin e dorës, vetura përfundon nën aeroplanin gjigant në aeroportin e Spanjës

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi të një aksidenti bizar që ka ndodhur në Spanjë.

Fjala është për aeroportin Alikante në Spanjë, ku ka ndodhur një aksident mes një Renault Clioi dhe një aeroplani Boeing 737 të aviokompanisë Ryanair, në trupin e të cilit përfundoi vetura franceze, transmeton Telegrafi.


Gjykuara nga pamjet, mund të thuhet se shoferi i Renault nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur kishte vendosur të kalojë nën trupin e fluturakes gjigante, kështu kishte ngecur.

E mediat lokale raportojnë se shoferi i Renault gjatë parkimit kishte harruar ta tërheq frenin e dorës, kështu vetura kishte lëvizur pas dhe kishte përfunduar nën aeroplan.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, por edhe dëmet materiale janë minimale për të mos thënë fare. /Telegrafi/