Shafran i Indisë është ndoshta një nga erëzat më të dobishme, e kësisoj uji me shafran Indie është një nga pijet më medicinale që mund të konsumoni

Shafran i Indisë vjen nga rrënja e bimës kurkuma dhe përdoret gjerësisht në kuzhinën orientale. Por erëza aromatike që është e njohur edhe për vetitë e saj të forta anti-inflamatore dhe antioksiduese, përdoret dhe për probleme të ndryshme shëndetësore.

Sekreti i vetive shëruese të shafranit qëndron në përbërësin e tij kryesor – kurkumin, që bën mrekulli në trup!

Për ta përgatitur, thjesht shtoni pak shafran Indie në ujë të ngrohtë dhe trazojeni mirë. Erëza do të bjerë në fund, kështu që përziejeni shpesh ndërsa e pini për të përfituar maksimalisht.

Pirja e ujit me shafran Indie çdo mëngjes do t’ju ofrojë këto tetë përfitime të mahnitshme shëndetësore:

1. Lehtëson artritin

Një studim i botuar në Oncogene Journal zbuloi që shafrani i Indisë është më efektiv sesa ilaçet e zakonshme anti-inflamatore, përfshirë aspirinën, ibuprofen, naproxen, etj të cilat shpesh përdoren për trajtoni ënjtjen dhe dhimbjen në artikulacionet e trupit për shkak të artritit.

2. Përmirëson tretjen

Shafran i Indisë mund të përdoret për të trajtuar e një sërë problemesh të aparatit tretëse, përfshirë inflamacionin e traktit, reduktimin e gazrave dhe fryrjen e barkut.

3. Mbron mëlçinë

Studime të shumta klinike kanë dalë në përfundimin se shafran i Indisë mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë duke rritur aftësinë e tij ç’helmuese. Gjithashtu është provuar se ndihmon në uljen e dëmtimit nga radikalet e lira, duke mbrojtur qelizat dhe indet.

4. Shëndeti mendor

Studiuesit kanë zbuluar se kurkuma luan një rol kyç në përmirësimin e sëmundjes së Parkinsonit, sëmundjes së Alzheimerit dhe madje edhe dëmtimeve nga goditjet në tru. Karakteristikat e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore mund të funksionojnë në promovimin e shëndetit të trurit, uljen e stresit oksidues dhe vdekjes së qelizave para kohe.

5. Alkalizon trupin dhe ul rrezikun e kancerit

Shafran i Indisë është shumë alkaline, kështu që vjen me jo pak efekte pozitive në trup. Një mjedis alkalik besohet të jetë i papërshtatshëm për zhvillimin e kancerit, pasi qelizat e kancerit lulëzojnë më së miri në një mjedis acid.

6. Ndihmon në shëndetin kardiovaskular

Kurkuma ka treguar se pastron arteriet nga pllakëzat e yndyrës dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Efektet antioksiduese besohet se ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve diabetike kardiovaskulare, së bashku me aritmitë atriale.

7. Parandalon diabetin e tipit 2

Hulumtimet kanë treguar se shafrani i Indisë mund të jetë alternativa ideale e barnave për trajtimin dhe ndoshta edhe parandalimin e diabetit tip 2. Studimet kanë zbuluar se kurkumina është e aftë të zvogëlojë efektet e sëmundjes, të tilla si sheqeri në gjak i ngritur dhe rezistenca ndaj insulinës. /Telegrafi/