LAJMI I FUNDIT:

Hargreaves: Me Kurtin diskutuam për veprimet e fundit të qeverisë në veri

Hargreaves: Me Kurtin diskutuam për veprimet e fundit të qeverisë në veri

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, ka diskutuar shqetësimin e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë për veprimet e fundit të qeverisë kosovare në komunat veriore.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hargreaves ka theksuar se mes tjerash është diskutuar edhe për një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR.

“Sot kam takuar kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam shqetësimin e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës për veprimet e fundit të qeverisë në veri të Kosovës”.


“Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR”, ka shkruar ambasadori britanik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori