LAJMI I FUNDIT:

Haraqija: PAN-i i ka më tepër se 61 vota (Video)

Haraqija: PAN-i i ka më tepër se 61 vota (Video)

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija, ka theksuar se koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN), i ka më tepër se 61 vota, për ta formuar Qeverinë e Kosovës.

Ai në emisionin “Info – Box” të “RTV Dukagjini” i ka ftuar deputetët e LDK-së që ta votojnë për pozitën e kryeministrit të vendit, të nominuarin e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.


“Nuk bën që për teke personale LDK-ja t’i lë institucionet zvarrë. LDK çdo herë ka qenë pro institucioneve. T’i lënë teket dhe të hynë në institucione sa më shpejt”, ka shtuar Haraqija.

Ndër të tjera tha se nuk është vetëm Teuta Rugova, ajo që do ta përkrah mandatarin për kryeministër nga koalicioni PDK- AAK-NISMA.
Ndër të tjera Haraqija tha se nuk është vetëm Teuta Rugova që do ta përkrah mandatarin për kryeministër nga koalicioni PDK- AAK-NISMA./Telegrafi/