LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj zotohet se do të angazhohet për çështjen e të zhdukurve

Haradinaj zotohet se do të angazhohet për çështjen e të zhdukurve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti Kryetarin e delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në luftën e fundit, Ibrahim Makollin.

Kryeministri u interesua që nga Makolli të marrë të dhënat e fundit se si qëndron çështja e rrjedhës së këtyre bisedimeve dhe çfarë duhet të bëhet me urgjencë që kjo çështje e dhimbshme për shoqërinë kosovare të marrë epilog.


Makolli  theksoi hapat që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës që ky aspekt, i rëndë për shoqërinë kosovare, të marrë vëmendjen e duhur të Qeverisë duke bashkërenduar veprimet e të gjithë mekanizmave qeveritarë dhe të sektorit civil.

Makolli theksoi nevojën imediate që anëtari i UNMIK-ut në këtë trupë qeveritare të ndërrohet, duke e zëvendësuar me ndonjë përfaqësues të BE-së, p.sh. duke kërkuar zgjidhje të shpejtë të problemeve që kanë mbetur pezull, siç është caktimi i një zyrtari për sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, çështja e 300 mbetjeve mortore në morgun e QKUK-së, si dhe rishqyrtimin e disa rivarrimeve të viteve të pasluftës në përputhje me ADN-të, por edhe gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për ruajtjen e rrobave dhe gjësendeve tjera të të vrarëve në luftë, të cilët janë rivarrosur.

Haradinaj u zotua që për një javë t’u jepet zgjidhje këtyre aspekteve, në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira në këtë proces. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori