LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj zbulon ofertën për PDK-në, nëse e votojnë për President

Haradinaj zbulon ofertën për PDK-në, nëse e votojnë për President

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se me dorëheqjen e Hashim Thaçit është krijuar vakum dhe ai duhet të mbushet, teksa theskoi se ka dhënë ofertën për tu bërë president i vendit dhe një ofertë për Partinë Demokratike të Kosovës, në mënyrë që ata ta votojnë për këtë pozitë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se për figurën e tij kanë respekt edhe partitë e koalicionit, LDK, Nisma dhe AKR, por se i duhen 2/3 e votave të deputetëve.


Për këtë ai i ka bërë një ofertë edhe partisë së dytë opozitare, PDK-së.

“Unë e kam dhënë një ofertë për të marr edhe besimin e PDK-së. Këtë do t’ia kthejë me votë kësaj partie për ndonjë post të një figure të tyre, qoftë president kryeparlametar, kryeministër. Këtë mund ta bëj edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra, që ata të më japin votat tani dhe ne t’ua kthejmë kur atyre t’iu duhen. Ata mund të votojnë edhe pa marrë pjesë në Qeveri, por pjesëmarrja e tyre do të krijonte stabilitet. Ne po japim premtim në parim. Është vendim i tyre. Ata mund të thonë s’po ia duam votën tuaj pastaj, por nëse e kërkojnë është një borxh politik”, tha Haradinaj.

“Çka ka te kandidatura ime që është e qëndrueshme? Te unë besojnë një numër i qytetarëve në Kosovë edhe nëse s’janë votues të mi. Kategoritë e lirisë, të UÇK-së kanë një respekt për mua edhe pse nuk më japin votë gjithë”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.

Ai tha se një ofertë të tillë do të mund t’ia bënte edhe partisë së Albin Kurtit dhe se koalicionin me LDK-në e ka bërë për shkak se është dashur që vendi të nxirret nga kriza institucionale në krizën shëndetësore.

“I kam dhënë përkrahje kësaj qeverie dhe i dhashë përkrahje pa asnjë kusht dhe kemi krijuar këtë qeveri duke e ditur që posti i presidentit mandatin e ka pasë deri në mars”.

I pari i AAK-së tha se nuk do ta votonte një president që më vonë do t’i shkaktonte dhimbje koke.

“AAK e ka dhënë opsionin e vet se si të dilet nga situata për presidentin, nëse partnerët e koalicionit s’pajtohen është më lehtë me ia kthye qytetarëve mandatin dhe të votojnë për të mos marrë përgjegjësi  që me qit votën për president, e pastaj me më dhimtë kryet”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori