LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i shkruan Vuçiqit: Mos e zbatoni skenarin tuaj mashtrues për ta destabilizuar veriun, do të jeni përgjegjës

Haradinaj i shkruan Vuçiqit: Mos e zbatoni skenarin tuaj mashtrues për ta destabilizuar veriun, do të jeni përgjegjës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me “krizën humanitare” në veri.

Në këtë mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter, Haradinaj ka kërkuar nga Vuçiqi të mos tentojë që ta realizojë skenarin e tij mashtrues për destabilizimin e veriut të Kosovës.


“ I dashur Aleksander Vuçiq, ju udhëzojë që të mos e zbatoni skenarin tuaj të njohur mashtrues për të destabilizuar veriun e Kosovës. Kriza e rreme “humanitare”, nuk do të shërbejë kurrë si mburojë për qëllime tuaja të destabilizimit, dhe ju do të jeni përgjegjës”, ka shkruar në Twitter Haradinaj.

Po ashtu Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka informuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri.

Haradinaj: Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri
Lexo po ashtu Haradinaj: Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori