LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me Veselin nuk mund të flasësh tema serioze

Haradinaj: Me Veselin nuk mund të flasësh tema serioze

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë, ka treguar se përse nuk e kishte informaur PDK-në se do të jap dorëheqje nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është treguar i lëkundshëm dhe me të s’ka pasur mundësi që të fliten tema serioze.

Prandaj, siç ka thënë Haradinaj, e ka pasur të pamundur që ta informoj edhe për dorëheqjen e tij.


“Pozicioni i tyre i lëkundshëm në tema të ndishme të interesit nacional, pozicioni goditës në tema të caktume ndaj temave të interesit nacional, ma ka pamundësu me iu tregu. Nuk e kam pa të mundshme me bisedu tema serioze. Për shkak se e kam pa pozicionin e tyre ndryshe”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Haradinaj ka theksuar se me PDK-në më nuk do bashkëpunim, për shkak se nuk është e vendosur që në momente kritike ta mbrojë interesin nacional.