LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vepra e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës na bën krenarë për rrugën tonë deri në liri

Haradinaj: Vepra e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës na bën krenarë për rrugën tonë deri në liri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te lapidari si dhe vendosi kurora lulesh te varret e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Para të pranishmëve të shumtë, familjarë të heronjëve, përfaqësues institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, si dhe qytetarë të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se janë aty t’i nderojnë heronjtë, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, të cilët janë vrarë në përballje me forcat e Serbisë në vitin ’84 në Prishtinë në lagjen “Kodra e Trimave”.

Haradinaj vlerësoi këtë ngjarje si shumë të veçantë, sepse pas përpjekjeve të gjata të organizatave atdhetare, shënohet edhe përballja e parë me armë dhe ajo bëri një kthesë në atë përballje.


“Kjo çoi një porosi dhe bëri kthesën se shqiptarët e Kosovës do ta marrin përsipër çlirimin e vet”, tha kryeministri Haradinaj, duke e vlerësuar lart  vlerën e dy heronjve, si intelektuale, po ashtu edhe atdhetare e organizative.

“Nderim i përjetshëm për heronjtë që i kujtojmë sot, por edhe për gjithë të tjerët, sepse jemi në ‘Flakën e Janarit’ dhe është një periudhë që na kujton plot flijime dhe na bën krenarë për rrugën tonë deri në liri”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori