LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron Pejën, Deçanin e Malishevën për ditën e çlirimit: Lufta e UÇK-së i dha fund një epoke të errët

Haradinaj uron Pejën, Deçanin e Malishevën për ditën e çlirimit: Lufta e UÇK-së i dha fund një epoke të errët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar komunën e Pejës, Deçanit dhe Malishevës për ditën e çlirimit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lufta e UÇK-së i dha fund një epoke të errët që shkaktoi shumë tragjedi e vuajtje.


Postimi i plotë:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha fund një epoke të errët që shkaktoi shumë tragjedi e vuajtje. Peja, Deçani e Malisheva sot shënojnë Ditën e Çlirimit duke kujtuar guximin dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë, brigadave 131 “Jusuf Gërvalla”, 133 “Adrian Krasniqi”, 135 “Agim Zeneli”, 136 “Rugova”, 121 “Kumanova” e 122 “Imer Krasniqi”.
Një pjesë të tyre, i njoha që nga fillet e rezistencës së armatosur, e u ndanë nga ne duke fituar përjetësinë.

Falënderues edhe për miqtë e ditëve të rënda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veriatlantike, që u pozicionuan dhe u bënë aleatë me një popull që kanosej nga shfarosja.

Pejë, Deçan e Malishevë, urime Dita e Çlirimit! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori