LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron mësuesit për festën e 7 marsit, thotë se do të kenë kujdes më të dinjitetshëm institucional

Haradinaj uron mësuesit për festën e 7 marsit, thotë se do të kenë kujdes më të dinjitetshëm institucional

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me rastin e festës së mësuesit ka vizituar shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Nga aty, Haradinaj ka uruar të gjithë mësuesit, duke thënë se edukimi i brezave nisi që në Korçë për të vazhduar edhe sot.


Kryeministri ndër të tjera tha se mësimdhënësit tani do të kenë kujdes më të dinjitetshëm institucional.

Postimi i plotë:

Përpjekja për t’i edukuar brezat nisi që në Korçën historike, për të vazhduar ndër vite, me qëllimin më njerëzor, dijen.
Sot ky mision vazhdon nga mësimdhënësit tanë, kudo ndër trojet shqiptare.
Në ditën e 7 Marsit, mësuesit i nderuam në shkollë Fillore “Hasan Prishtina”, ndër më të mëdhatë në Kosovë, duke i falënderuar për vetëmohimin edhe në kohëra të vështira.
Misioni do të vazhdojë, tani me kujdesin më të dinjitetshëm institucional.
Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin, prandaj mësuesit po ia kthejmë dinjitetin e nxënësit po ia rrisim dashurinë për dije! /Telegrafi/