LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Urgjentisht të rikthehet dinjiteti i kategorive të lirisë 

Haradinaj: Urgjentisht të rikthehet dinjiteti i kategorive të lirisë 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, ku diskutuan për situatën alarmante të pjesëtarëve të kategorive të lirisë.

Haradinaj e bëri të ditur këtë takim përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai shprehu shqetësim të thellë për gjendjen e rënduar të veteranëve dhe invalidëve, duke theksuar se pagat e tyre janë të pamjaftueshme dhe se shumë prej tyre nuk kanë akses në asistencën shëndetësore të nevojshme.


“Të dhënat e prezantuara në tryezën e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës flasin për një situatë alarmante. Veteranët me paga qesharake, invalidët pa asistencën e nevojshme shëndetësore, familjet e dëshmorëve në harresë totale”, tha Haradinaj.

Ai nënvizoi angazhimin e Aleancës për të rikthyer dinjitetin e luftëtarëve, veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

“Kjo shoqëri duhet që urgjentisht ta rikthejë dinjitetin e kategorive të lirisë, pjesëtarët e të cilave janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë sot. Ata që e harrojnë të shkuarën, rrezikojnë që ajo t’u përsëritet”, përfundoi Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori