LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj u premton familjarëve të burgosurve në rastin Kumanova se Qeveria do të angazhohet që ata ta vuajnë dënimin në Kosovë

Haradinaj u premton familjarëve të burgosurve në rastin Kumanova se Qeveria do të angazhohet që ata ta vuajnë dënimin në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar familjarët e të burgosurve të rastit Kumanova.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj, ka shkruar se pasi të merret vendimi përfundimtar, Qeveria e Kosovës, do ta ushtrojë të drejtën që sipas marrëveshjes me shtetin fqinj të burgosurit ta vuajnë dënimin në Kosovë.


“Takova sonte, në shenjë kujdesi për djemtë tanë, familjarët e të burgosurve të rastit Kumanova. Do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve të tyre, në pritje që drejtësia në Maqedoninë e Veriut, të bëjë zbardhjen e plotë të rastit, duke i rihetuar të gjitha rrethanat. Ua konfirmova atyre se sa më shpejtë që merret vendimi përfundimtar, ne do ta ushtrojmë të drejtën sipas marrëveshjes me shtetin fqinj, që djemtë tanë ta vuajnë dënimin në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe Gjykata e Apelit në Shkup ka refuzuar ankesat e të akuzuarve në tërësi dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e Kumanovës.

Vendimi është sjellë pas tre muajve që kur është mbajtur seanca publike në Gjykatën e Apelit, ku u shqyrtuan ankesat e të akuzuarve për vendimin e shkallës së parë.

Gjykata e Apelit refuzon ankesat e Grupit të Kumanovës, konfirmon vendimin e shkallës së parë
Lexo po ashtu Gjykata e Apelit refuzon ankesat e Grupit të Kumanovës, konfirmon vendimin e shkallës së parë

Kujtojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1, më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dënime të përjetshme me burg për të akuzuarit e Lagjes së Trimave, 13 të akuzuarve u shqiptoi dënim me burg prej 40 vjetëve, gjashtë të akuzuarit janë të dënuar me nga 20 vjet burg, një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy me nga 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet burg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive u liruan nga akuzat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori