LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: U konfirmua kapitulli i ri i bashkëpunimit me SHBA-të

Haradinaj: U konfirmua kapitulli i ri i bashkëpunimit me SHBA-të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën për lansimin e fondacionit “Sfidat e Mileniumit” në Kosovë, tha se sot po konfirmohet një kapitull i ri i bashkëpunimit me Amerikën.

Duke folur rreth këtij fondacioni, Haradinaj tha është me rëndësi që Kosova merr ndihmë nga SHBA-të, derisa u zotua  për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që vendi të marrë edhe më shumë ndihma të tilla financiare.


Haradinaj ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga,  por edhe ish- kryeministrin Isa Mustafa, që sipas tij kanë dhënë kontributin e tyre për këtë fondacion.

Collen Hyland, zëvendësambasadore amerikane në Kosovë, ka thënë se drejtori i MCC ka punuar shumë për këtë fondacion.

“Të gjithë kemi optimizmin dhe krenarinë duke kujtuar se pa bashkëpunimin tonë nuk do të kishte impakt në Kosovë. Presim që ky fondacion mos të pres por të fillojë sa më shpejt’, tha ajo, raporton KP.

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka potencuar se çdo vizitë e tij në Kosovë është mikpritëse dhe se Kosova është mik i madh i ShBA-së.

Engel tha se SHBA-ja patjetër duhet të përfshihet në dialogun në mes këtyre dy vendeve.

“E di që Kosova nuk është ende në OKB për shkak të telasheve që krijon Serbia dhe Rusia dhe Kosova ka humbur në UNESCO pikërisht për faj të Serbisë. Nëse edhe Serbia do të jetë pjesë e kësaj familje nuk duhet të minoj punët e shtetit tjetër, sepse nuk është fer që Kosova të bllokohet”, tha Engel.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori