Haradinaj thotë se oferta e LVV-së për president është e vonuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje për dy partitë PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra për president.
Haradinaj tha se Kurti këtë kërkesë është dashur ta bëjë më herët, andaj edhe siç theksoi ai, kjo është vetëm strategji e shefit të qeverisë.
"Është e kuptueshme që strategjia e Kurtit do të vazhdojë me këto veprime. Një kryetar qeverie që do ta kishte në interes ta zgjedh presidentin, këtë që e tha sot do të duhej ta thoshte më parë. Askush nuk e di se këto që i thotë a i zbaton. Ky tani është një lloj ultimatumi i tij, pjesë e strategjisë së tij për ta dërguar vendin në zgjedhje. Nuk është në rregull si po sillet kështu. Ne si Aleancë nuk kemi pasur vullnet të bëhemi pjesë e kësaj loje", ka deklaruar Haradinaj.



















































