LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se fusnota me Shqipërinë është papërgjegjësi

Haradinaj thotë se fusnota me Shqipërinë është papërgjegjësi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se është veprim i papërgjegjshëm vendosja e fusnotës për Kosovën më marrëveshjet me Shqipërinë.

Haradinaj duke folur për Projektmarrëveshjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor ka thënë se AAK-ja nuk është kundër marrëveshjeve ndërkombëtare, por ai theksoi se marrëveshjet duhet të analizohen.


“Është një gabim dhe papërgjegjësi totale. Flluska e Edita Tahirit nuk po duket se po mbetet vetëm flluskë, nuk jemi kundër marrëveshjeve por kundër fusnotës”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK-së tha se qeveria nuk duhet të hedhë topin tek deputetët, por duhet ta marrin përgjegjësinë për marrëveshjet që nënshkruajnë e që duan ta kenë votën e deputetëve.

Ndryshe Kuvendi është duke diskutuar për Marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.