LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se AAK-ja është e hapur për koalicione të reja: Kurtin do ta ndëshkojë qytetari në zgjedhjet e ardhshme

Haradinaj thotë se AAK-ja është e hapur për koalicione të reja: Kurtin do ta ndëshkojë qytetari në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që drejton është e hapur për koalicione për zgjedhjet e ardhshme.

Në një deklarim për media të enjten, Haradinaj ka thënë se koalicioni i AAK-së me NISMA-n që u zyrtarizua një ditë më parë, nuk është marrëveshje e mbyllur.


“Marrëveshja jonë me NISMA-n është e ndërtuar si e tillë që të jetë e hapur. Pra, nuk është marrëveshje e mbyllur. Është e konceptuar që kushdo që i bashkohet këtij koalicioni, mos mu ndi i ardhur por me u ndi si në shtëpinë e vet”, është shprehur ai.

AAK dhe NISMA zyrtarizojnë marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor
Lexo po ashtu AAK dhe NISMA zyrtarizojnë marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor

I pari i AAK-së më tej ka akuzuar pushtetin për arrogancë dhe sipas tij, Qeverisë Kurti i ka bërë punë mashtrimi.

Haradinaj ka përmendur vizitën e krerëve të institucioneve në Reçak, duke thënë se atje kanë shkuar me 20 xhipa të zi, duke e lënë përshtypjen, sipas Haradinajt, se “ia kanë mësy Serbisë për pushtim”.

Ai ka rikujtuar deklarimet e Kurtit për punën e xhipave të zi dhe ka thënë se tashmë pushteti po ndjehet arrogant meqë iu ka “funksionuar mashtrimi”.

“Unë isha në Reçak para tre ditësh, ju siguroj mbi 20 xhipa të zi kanë qenë këta pushtetit që kanë ardhë. 20 xhipa një pas një për me shku në Reçak nëse e merrni vetëm këtë shembull pastaj e zbërtheni këtë në hipokrizi të mashtrimeve”.

“S’po du me u përsëritë, po veç mjafton ta kishit pa foton e delegacionit institucional në Reçak, 20 xhipa të zi një pas një, thu t’i ia kanë mësy Serbinë diku me pushtue”, ka potencuar mes tjerash lideri opozitar.

Sipas tij, për këtë qytetari do ta ndëshkojë kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e ardhshme.

“Vërtetë ky vetëbesim i tyre buron nga arroganca, se qytetari i duron, i toleron, ja u pranon mashtrimin po edhe mundet me qenë ndryshe. Qytetari ashtu si ju ka jep njëherë besimin, mundet me ja u marr dhe ka pasur edhe në të kaluarën raste kur qytetari i ka ndëshku mund të i ndëshkoj edhe këta. Besoj se qytetari do t’i ndëshkojë. Jam më se i sigurt për këtë”, ka theksuar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori