LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Çmimi i energjisë elektrike po planifikohet të rritet deri në 40 për qind

Haradinaj: Çmimi i energjisë elektrike po planifikohet të rritet deri në 40 për qind

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradina, gjatë konferencës për media ka folur për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

“Këtë takim me juve e kam ftuar lidhur me një temë që unë e mendoj të rëndësishme që dëshiroj meqë jemi ende në kohë të ndërmerren vendimet e duhura, fjala është për ngritjen e çmimeve të energjisë. Me licencimin e më shumë operatorëve, tani iu është mundësua operatorëve me e përcaktuar çmimin”, ka thënë ai.


Haradinaj ka deklaruar se çmimet e energjisë po planifikohet të ngritën deri në 40%.

“Veprimet e duhura, fjala është për ngritjen e çmimit të energjisë, në procesin e liberalizimit, në licencimin e shumë operatorëve, tani i është mundësuar operatorëve çmimin, fatkeqësisht pra në Kosovë funksional, nga shumë operator është vetëm një, i cili e ka mundësin dhe veç ka ndodh pra planifikimi për rritje 30-40% të energjisë në vend”, u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi se fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrial, veçanërisht kompanit përpunuese dhe prodhuese, sepse ato shfrytëzojnë më shumë, por njëkohësisht në një të ardhme të afërt të gjitha familjet tona në një kohë ku edhe ekonomia ka vështirësi të mëdha.

“Duhet të rishikohet i gjithë procesi i liberalizimit të energjisë elektrike të merren parasysh rrethanat e reja tani që mund ta ndihmojnë këtë proces të rishikimit, është njohja e KOST-it si zonë rregulluese, që do të ndikon prape në përmirësimin e konkurrencës në tregun e Kosovës, është poashtu lehtësuese fillimi i linjës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, po ashtu të krijohet të veprohet…”, tha ndër të tjera Haradinaj. /Telegrafi/