LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Të gjeturat e Raportit të Progresit shqetësuese, Kosova ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në

Haradinaj: Të gjeturat e Raportit të Progresit shqetësuese, Kosova ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si shqetësuese të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Ai në një deklarim për media para Kuvendit të Kosovës, ka thënë se performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe korrupsioni e çështje të tjera.


“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaft çështje që janë shqetësuese për vendin edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra, performaca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit, por ka edhe shume çështje të tjera”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, Kosova ka ecur mbrapa në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe një gjë e tillë është përmendur edhe në Raportin e Progresit.

“Ju jeni në dijeni që ne jemi të ndëshkuar nga BE-ja. Kemi sanksione edhe financiare, ekonomike e politike. E kuptohet pra Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në dhe ato reflektojnë edhe në këtë raport edhe fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme”, ka përfunduar lideri i AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori