LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon Sylejman Selimin: E drejta gjithmonë del fitimtare

Haradinaj takon Sylejman Selimin: E drejta gjithmonë del fitimtare

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi.

Haradinaj ka thënë se e drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë dalin fitimtare.


“Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ky takim i Haradinajt me Selimin ka ardhur pas lirimit nga burgu ditë më parë të gjeneralit Sylejman Selimi. /Telegrafi/