LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon Hahnin, i kërkon heqjen e vizave

Haradinaj takon Hahnin, i kërkon heqjen e vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend.

“Me këtë rast, Haradinaj, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën e integrimeve evropiane, për prioritetet në sundimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e prioriteteve që dalin nga MSA, dhe për zhvillimin ekonomik.


Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi me këtë do t’i hapej mundësi e mirë qytetarëve dhe bizneseve dhe Kosova do të jetë partner serioz për BE-në”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri Haradinaj tha se të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe të prioriteteve, dhe me këtë po dëshmojnë se integrimi evropian dhe avancimi i proceseve demokratike në vend është prioritet.

Në takim, është biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për taksën e vendosur nga Republika e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të cilën kryeministri vlerësoi se Kosova ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë hap, pas pengesave të vazhdueshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëj Kosovës në vazhdimësi, Serbia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori