LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takohet me Heusgen, e falënderon që Gjermania kundërshtoi idenë për ndryshimin e kufijve

Haradinaj takohet me Heusgen, e falënderon që Gjermania kundërshtoi idenë për ndryshimin e kufijve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim në New York me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen.

Haradinaj në shkrimin e bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se me Christoph Heusgen ka biseduar për proceset politike në të cilat po kalon Kosova.


“Në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes, sot në New York takova Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin diskutuam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partneritetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, veçmas viteve të fundit me shtetin gjerman”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin Heusgen për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel, kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe angazhimin konkret për rikthimin e dialogut pa kushte Kosovë – Serbi.

Haradinaj ka shtuar se Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, fuqizimin e brendshëm dhe afirmimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe për paqe e stabilitet rajonal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori