LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Takimi në Berlin nuk parasheh marrëveshje potenciale me Serbinë

Haradinaj: Takimi në Berlin nuk parasheh marrëveshje potenciale me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se nga takimi në Berlin nuk ka ndonjë parashikim për marrëveshje potenciale me Serbinë.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ku ka folur edhe për idenë e tij për një takim me kryeministrat e rajonit, duke thënë se kanë vendosur që ta shtyjnë tutje në kalendar.


Vëmendje të posaçme, Haradinaj i kushtoi takimit në Berlin, për shkak të peshës së kësaj ngjarjeje. Ai tha se do ta shfrytëzojë këtë takim për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave.

“Kjo është një temë e gjerë. Është një nder që në emër të Kosovës e përfaqësojmë Kosovën në këtë takim. Është një takim me peshë dhe është mirë që ky takim do të drejtohet nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Takimi i 29 prillit është një mundësi që të ecim përpara edhe me liberalizimin e vizave”, tha ai.

Haradinaj ka komentuar edhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për largimin e të rinjve nga vendi.

“Është ide e mirë që Parlamenti të diskutojë një temë të ndjeshme. Nuk e di çka kanë propozuar si rezolutë, por çka do që del nga Kuvendi do ta zbatojmë si Qeveri”, u shpreh ai.

Kreu i Ekzekutivit ka folur edhe për planet e mundshme të Qeverisë së Kosovës për rininë në Kosovë.

“Detyra jonë është hapja e vendeve të punës. Kjo është shqetësuese. Ideja e lëvizjes, me viza, ata vetë kthehen. Qe 10 vjet është e njëjta gjendje, kam jetuar në Arbëri, çdo herë para ambasadës ka qenë kështu. Shyqyr ata që s’kanë punë bile po gjejmë punë diku. Keq që nuk është në Kosovë, sepse ai përkrah familjen por mungon në ekonominë e vendit”, tha Haradinaj. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori