Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, u takua sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici.
Haradinaj-Stublla dhe komandanti Federici diskutuan për situatën aktuale në Kosovë, me theks të veçantë situatën e sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan bashkërisht si të qetë dhe të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.
“Ministrja falënderoi KFOR-in për punën dhe përkushtimin e palodhur të ushtarëve për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes në vend që prej përfundimit të luftës, tash e 21 vite.
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Komandanti Federici theksuan bashkërisht rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe komunikimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it”, thuhet në njoftimin e bërë nga MPJ.
Në referencë të motos së Komandës së KFOR “As One We Progress” (Si një, ne përparojmë), Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Komandanti i KFOR u dakorduan se kjo moto duhet të udhëheqë edhe bashkëpunimin në të ardhmen midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251