LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Republika e Kosovës dënon sulmet e mbrëmshme në Vjenë

Haradinaj-Stublla: Republika e Kosovës dënon sulmet e mbrëmshme në Vjenë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të sulmit të së hënës në Vjenë të Austrisë.

Përmes një komunikate për medie thuhet se Republika e Kosovës qëndron përkrah Austrisë dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit global.


“Republika e Kosovës qëndron afër qytetarëve të Vjenës ku ndodhën sulme terroriste, duke ndjerë dhembjen dhe trishtimin e austriakëve. Kryerësit e këtyre akteve terroriste meritojnë dënimin më të lartë të mundshëm, ndërsa obligimi ynë i përbashkët është që t’i bashkojmë forcat të gjithë në luftën dhe çrrënjosjen e terrorizmit”, tha Haradinaj-Stublla.

“Republika e Kosovës qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit, e përkushtuar për një botë më të sigurt për të gjithë”, thuhet tutje në këtë komunikatë. /Telegrafi/