LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Kosova ka ndërtuar partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë

Haradinaj-Stublla: Kosova ka ndërtuar partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, të enjten priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Me këtë rast, Haradinaj-Stublla tha se Republika e Kosovës ka ndërtuar ndër vite partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë, si një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

“Me mirënjohjën me të thellë për gjithë mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave, ritheksova nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për përshpejtimin e këtij procesi”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës.


Me ambasadorin Marksuz, në këtë takim, Haradinaj-Stublla, ka biseduar edhe për koordinimin e mëtutjeshem të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve. /Telegrafi/