LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj–Stublla flet për mosaplikimin në organizata ndërkombëtare dhe për qëndrimin e Holandës rreth liberalizimit të vizave

Haradinaj–Stublla flet për mosaplikimin në organizata ndërkombëtare dhe për qëndrimin e Holandës rreth liberalizimit të vizave
Foto: Arkiv

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka arsyetuar moratoriumin një vjeçar për mosaplikim në organizata ndërkombëtare si dhe tregoi edhe për vizitën e saj në Holandë, vend skeptik ky për liberalizimin e vizave.

Haradina–Stublla gjatë raportimit të saj në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se në rrethanat aktuale politike dhe me pandeminë, Kosova nuk do të kishte mundësi reale të anëtarësohet diku me sukses.

E pyetur nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ajo foli edhe për njohjen nga Izraeli.

Ministrja paralajmëroi një vizitë muajin e ardhshëm në këtë shtet, ku tha se pritet të nënshkruhet një dokument dypalësh bashkë me homologun e saj izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Ende është diskrecion të plotë, prej marrëveshjes së Washingonit ka pasur ka zhvillime çdo ditë në trekëndëshin Kosovë-ShBA-Izrael. Më shumë nuk mund të jap informata, por së shpejti pritet të kem një vizitë më Izrael. Ne po presim të nënshkruajmë një dokument dy palësh me homologun izraelit”, tha ajo.

Ministrja e Haradinaj-Stublla foli edhe për zvarritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, të cilën e quajti mungesë vizioni dhe lidershipi të BE-së.

Ajo tha se vendi ka plotësuar dhe tejkaluar gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe se Kosovës po iu bëhet e padrejtë nga evropianët.

Haradinaj-Stublla foli edhe për vizitën e saj në Holandë, vend skeptik ky për liberalizimin e vizave.

Ajo tha se aty nuk i është shprehur një shqetësim i saktë për hezitimin, por kanë propozuar një komision të përbashkët ndërmjet dy vendeve për të parë plotësimin e kritereve të Kosovës.

Të njëjtën gjë, ministrja tha se bashkë me kryeministrin Hoti ia kanë propozuar shtetit tjetër skeptik për liberalizim të vizave, Francës.

“Është mungesë vizioni dhe lidershipi i BE-së që mos të jap përgjigje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kriteret janë plotësuar dhe tejkaluar e mirëmbajtur. Jemi në gjendje të punojmë me gjithë shtetet skeptike për t’i bindur për liberalizim të vizave. Për katër muaj kam arritur t’i mbuloj ose me diskutu virtualisht me ministrat e jashtëm të BE-së. Shumica prej tyre janë përkrahëse, e kemi presidencën gjermane e cila është duke angazhuar. Homologu holandez nuk ka shpreh shqetësim të saktë për mospërkrahje të liberalizimit të vizave”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori