LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj – Stublla: Departamenti i Shtetit do të realizojë me Kosovën si shtet i parë në botë, platformën e re për shkëmbimin arsimor dhe kulturor

Haradinaj – Stublla: Departamenti i Shtetit do të realizojë me Kosovën si shtet i parë në botë, platformën e re për shkëmbimin arsimor dhe kulturor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një takim pune me Ndihmës Sekretaren për Çështje të Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit, Marie Royce.

Në takimin e mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Washington DC, ministrja Haradinaj-Stublla dhe Royce kanë diskutuar për projektet që kanë të bëjnë me shkëmbimin arsimor dhe kulturor ndërmjet dy shteteve.

“Duke shprehur konsideratën e lartë për marrëdhënien e shkëlqyer dhe strategjike mes Kosovës dhe SHBA-ve, u njoftova zyrtarisht se Departamenti i Shtetit do të realizojë me Kosovën si shtet i parë në botë një platformë të re të shkëmbimit arsimor e kulturor”, ka theksuar ministrja Haradinaj-Stublla.


Ndërsa ka shtuar se vetëm duke avancuar rininë e arsimin, ne ndihmojmë të ardhmen e Kosovës dhe forcojmë urën e miqësisë së fortë me SHBA-të dhe vlerat e përbashkëta që aspirojmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori