LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Sllovenia partner i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Haradinaj: Sllovenia partner i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ku ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve mund të fuqizohen edhe më shumë në bashkëpunimin ekonomik dhe atë tregtar.

“Sllovenia është një nga partnerët më të mirë ekonomik dhe politik të Kosovës dhe vendi ynë është i fokusuar që kjo miqësi dhe ky bashkëpunim të vazhdojë. Kosova është vend i përshtatshëm për investimet e huaja direkte”, ka thënë Haradinaj.


Me këtë rast, Haradinaj kërkoi mbështetjen e Sllovenisë në proceset euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Pahor ka theksuar gatishmërinë e Sllovenisë që ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe përkrahjen në zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/