LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Skender Çeku, strateg i mprehtë

Haradinaj: Skender Çeku, strateg i mprehtë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në 21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit, Skender Çeku, ka thënë se ai ishte udhëheqës i vendosur e strateg i mprehtë.

“Skender Çekun e takova në frontet e luftës. Burrë me të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar. Udhëheqës i vendosur e strateg i mprehtë. Skënderi ra në fushë të nderit, 21 vjet më parë, për ta fituar pavdekësinë që populli i Kosovës ta realizojë ëndrrën e lirisë. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/