LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shkupi më afër se kurdoherë me Prishtinën

Haradinaj: Shkupi më afër se kurdoherë me Prishtinën

Kështu është shprehur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në ceremoninë e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup ‘Arben Xhaferi”.

Haradinaj e ka quajtur infrastrukturë euroatlantike ndërtimin e kësaj autostrade, derisa ka thënë se përfundimi i tërësishëm i ndërtimit të saj do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.


“Shumë punë shumë mund shumë angazhim shumë ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike atje ku është drejtimi ynë edhe mendoj se sot jemi dëshmitarë që sot ko po ndodh. Jam thellë i bindur që vitin se vjen do të përfundojë e tëra auto-rruga. Jam thellë i bindur se Shkupi do të jetë më afër sesa kurdo herë tjetër me Prishtinën”, tha Haradinaj.

Ai ka ngushëlluar edhe familjen e punëtorit i cili ka humbur jetën gjatë ndërtimit të kësaj autostrade. /KP/Telegrafi/