LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Romët dhe ashkalinjtë të jenë të barabartë dhe aktiv në jetën shoqërore e politike

Haradinaj: Romët dhe ashkalinjtë të jenë të barabartë dhe aktiv në jetën shoqërore e politike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, mori pjesë në seminarin e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Evropian, me temën “Zotimi i politikave  dhe përfshirja e komuniteteve Rom dhe Ashkali në shoqërinë Kosovare”.

Qëllim i këtij seminari ishte diskutimi rreth të arriturave, sfidave dhe prioriteteve në zbatimin e politikave për komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë, siç janë: arsimi, punësimi, mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi, regjistrimi civil dhe tema tjera që janë të ndërthurura  me diskriminimin dhe barazinë gjinore.


Haradinaj tha se mësimet  e nxjerra nga e kaluara, qofshin të vuajtjeve, të gabimeve, duhet të shërbejnë për të qenë më vizionar.

“Ky vizion nënkupton që ne të arrijmë që romët, ashkalinjtë e Kosovës të jenë të barabartë, aktiv, pjesëmarrës në jetën shoqërore dhe politike”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri shprehu përkrahjen e Qeverisë për komunitetin rom dhe ashkali, duke theksuar nevojën e arritjes së stadit të njëjtë të tyre me komunitetet tjera. “Strategjia e Qeverisë së vendit 2017 – 2021 dhe pjesëmarrja në vendimmarrje politike dhe profesionale, por edhe të gjitha ato veprime që i ndërmarrim në përkrahje buxhetore që iu dedikohen komunitetit, në këtë rast rom dhe ashkali, janë dëshmi se në Kosovë ka filluar të vendoset e drejta”, tha ai.

Më tutje, kryeministri Haradinaj theksoi disa nevoja të cilat janë të domosdoshme për këtë komunitet, si, çështja e banimit, edukimit, punësimit, trajtimi shëndetësor, të cilat do të trajtohet me kujdesin më të madh.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, theksoi se integrimi i komuniteteve kontribuon drejt identitetit të përbashkët evropian.

Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, Apostolova tha se përpjekjet që duhet bërë për të mbrojtur të drejtat e komunitetit rom, janë moment kyç në rrugën evropiane të Kosovës.  Ajo tha se BE mirëpret miratimin e Strategjisë dhe planin e veprimit për përfshirjen e komuniteti rom dhe ashkali në shoqërinë e Kosovës.

Isak Skenderi, përfaqësues i shoqërisë civile-OJQ “Zëri i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, falënderoi Qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj për mbështetje, duke thënë se zëri i këtyre komuniteteve asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar sesa sot në këtë qeveri.

Ai tha se duhet të vazhdohet me kapacitet dhe aftësitë që posedojnë që të ngritin zërin dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë në përgjithësi, e në veçanti të minoriteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori