Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, me ç‘rast theksoi se reforma është proces që e përcjellë administratën gjithë jetën.
Ai tha se reforma në administratën publike nënkupton rritje të efikasitetit dhe përmbushje të përgjegjësive profesionale, e jo shkurtim të vendeve të punës.
“Qëllimi ynë është një vlerë e re e qeverisjes në zbatim, nga vendimmarrja politike e deri te qytetari dhe anasjelltas”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se kjo është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por që duhet një sistem i tërë i përgjegjësive të jetë funksional.
Duke falënderuar ministrat për përkushtimin e tyre në implementimin e reformave të nevojshme, kryeministri shprehu besimin se në takimin raportues vjetor në Bruksel, përveç dinamikës që mund të vërtetohet atje, Kosova do të tregoj rezultate konkrete të asaj çfarë ka ndodhur në reformën e përgjithshme dhe në zbatimin e MSA-së, po ashtu edhe me rezultatet në reformën e administratës publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare