LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Reforma në Administratën Publike e pandalshme

Haradinaj: Reforma në Administratën Publike e pandalshme

Reforma e Administratës Publike kërkon rolin dhe efektin e secilit prej nesh në bazë të përgjegjësive që kemi.

Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin Ndërministror për Reformën e Administratës Publike që u mbajt sot në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Administratës Publike.


“Është një proces i madh, kompleks, por më vjen mirë që kemi filluar të definojmë qartë se çfarë përmban dhe si do të ndodhë reforma”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se hartimi i pakos legjislative, që pastaj i jep normë kësaj reforme, i jep siguri çdokujt në funksionim dhe njëkohësisht krijon edhe sigurinë buxhetore dhe qartëson funksionimin tonë si administratë shtetërore.

Haradinaj tha pakoja ligjore e ligjeve, që e normojnë ekzistencën tonë si administratë publike, do të jetë një sfidë e madhe, por shprehu përkrahjen e tij të pa rezervë për të vazhduar tutje.

Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcilar, tha se ky vit do të jetë vit i hapave të mëdhenj në fushën e administratës publike. “Ministria e Administratës Publike, ashtu siç është zotuar, në muajin qershor të këtij viti do të përcjell në Qeveri pakon ligjore të 3 ligjeve bazike të administratës publike: Ligjin për Pagat, Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Organizimin e Administratës Publike”, tha ministri Jagxhilar.

Besnik Tahiri, koordinator për Reforma Shtetërore, tha se ekziston një vullnet i fortë politik për të përmbyllur një reformë e cila përfundimisht do të normojë hierarkinë institucionale të institucioneve të Kosovës, do t’i ofrojë statusin juridik, do të nivelizojë pagën mbi parimin për punën e njëjtë pagën e njëjtë, dhe do të kthejë administratën si shtyllën kryesore në rrugëtimin tonë drejtë Bashkimit Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori