Haradinaj reagon pas grabitjes së armatosur: Sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë, të papranueshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj rastit të sotëm ku mbeti I plagosur një zyrtar I Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Haradinaj ka thënë se sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë janë të papranueshme.
“Sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë janë të papranueshme. Rastet si ky i sotëm duhet të dënohen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Zyrtarit policor që sot pësoi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, i dëshiroj shërim të shpejtë. Qoftë ky rasti i fundit ku Policia e Kosovës përballet me të tilla sfida gjatë punës së tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































