LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu

Haradinaj priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj, theksoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në të gjitha fushat, me theks në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, duke thënë se Kosova qëndron e përkushtuar për stabilitet në rajon dhe më gjerë.

“Ne i përcjellim me vëmendje të gjitha zhvillimet në Maqedoninë Veriore. Hapja e perspektivës për NATO dhe rruga europiane e Maqedonisë janë lajme të mira edhe për ne. Dy vendet tona duhet të jemi unik sa i përket ruajtjes së stabilitetit në rajon”, ka thënë Haradinaj.


Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka uruar të ngarkuarin me punë, Saliu, për zgjidhjen e çështjes së emrit në Republika e Maqedonisë Veriore, duke theksuar se ky ishte një hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke thënë se Republika e Maqedonisë Veriore do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të interesit të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori