LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Haradinaj: Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Bajram Rexhepin në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit.


Dy vite nga vdekja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi
Lexo po ashtu Dy vite nga vdekja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Tutje ai ka thënë se Bajram Rexhepi, në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka theksuar se përulet me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi./Telegrafi/