LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Perspektiva evropiane, alternativa e vetme e Kosovës

Haradinaj: Perspektiva evropiane, alternativa e vetme e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek të shoqëruar nga pasardhësi i saj në këtë detyrë, Igor Soltesa.

Haradinaj e vlerësoi punën dhe angazhimin e raportueses Lunacek dhe mbështetjen e saj të parezervë për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe në institucionin e BE-së.

Kryeministri Haradinaj dhe zonja Lunaçek folën edhe për proceset integruese të Kosovës dhe reformat e nevojshme që çojnë drejt anëtarësimit në BE. Haradinaj tha se Agjenda e Reformës Evropiane dhe Marrëveshja e Stabilizimit Asociimit po zbatohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe tha se po bëhen reforma të thella në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera, thuhet në njoftimin nga takimi.

Reklama
Reklama

Kryeministri tha se perspektiva evropiane për Kosovën është e paalternativë dhe ajo po bën të gjitha përpjekjet që ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ai tha se Kosova do të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja kontraktuale me BE-në në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e përgëzoi kryeministrin për dinamikën e re qeverisëse dhe për angazhimin e tij personal në zbatimin e MSA-së dhe reformave në vend.

Ajo tha se Kosova ka perspektivë evropiane dhe vlerësoi se duhet të përmbushë obligimet e marra me marrëveshjen kontraktuale me BE-në. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Java përmes fotografive - nga hunda e Pinokios deri tek zhgënjimi në lojën ndaj Andorrës

Java përmes fotografive - nga hunda e Pinokios deri tek zhgënjimi në lojën ndaj Andorrës

Digjen edhe tri automjete të tjera në veri të cilat ishin regjistruar me targa RKS

Digjen edhe tri automjete të tjera në veri të cilat ishin regjistruar me targa RKS

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Kalo në kategori