LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkujton ushtarët amerikanë të rënë për liri

Haradinaj përkujton ushtarët amerikanë të rënë për liri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot ushtarët e SHBA-ve që kanë rënë për liri.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe i mbron këto vlera.


“Përkujtojmë të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ranë në mbrojtje te vlerave më sublime të lirisë dhe demokracisë. Për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe mbron këto vlera. Zoti e bekoftë Amerikën!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/