Haradinaj përkujton Ilir Sobën në 21 vjetorin e rënies

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar dëshmorin Ilir Soba në 21 vjetorin e rënies.
Soba sipas Haradinajt ishte një ndër luftëtarët më të zotë të Dukagjinit.
Postimi i Haradinajt:Që nga fëmijëria, frymëzuar nga të parët e tij, Ilir Soba ishte i etshëm për liri. Ilirin do e kujtoj si një nga luftëtarët më të zot të Dukagjinit. Ndër gjakovarët e parë që iu përgjigj kushtrimit të Atdheut, ai ra heroikisht, në krye të detyrës, para 21 vitesh. Vepra e tij do jetojë përgjithmonë. Lavdi!
Nga
Telegrafi
18/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































