Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të Republikës së Kosovës, me të cilët ka biseduar për pozitën dhe gjendjen aktuale të punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës në vendin tonë, duke vënë theksin në zhvillimet aktuale rreth Ligjit për Pagat i cili afekton edhe të punësuarit në këta sektorë.
Përfaqësuesit sindikal kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër dispozitave të Projektligjit për pagat në sektorin publik, sipas të cilit punëtorët e arsimit janë të ranguar shumë ulët në vlerën e koeficientit të pagave.
Kërkesat e punëtorëve të sektorit të arsimit janë që të rritet koeficienti i pagave për sektorin e arsimit në kuadër të Ligjit për pagat.
Haradinaj, ka shprehur angazhimin e Qeverisë për të trajtuar arsimin si njërin nga prioritetet kryesore strategjike për zhvillimin e vendit dhe në këtë drejtim janë marrë veprimet që në vazhdimësi të krijohet një situatë shumë më e favorshme në ngritjen e nivelit të arsimit të gjeneratave të reja, duke shtuar se Ligji për pagat do të trajtohet edhe në komisionet përkatëse Parlamentare, nga ku mund tw rrjedhin rekomandime të tjera në këtë drejtim.
“Ne kemi nevojë për një edukim më të avancuar të rinisë në Kosovë. Ne kemi nevojë që brezat tanë të aftësohen për jetë dhe të jenë konkurrent në tregun e punës me dijen dhe aftësitë që do të fitojnë në procesin e arsimit”, ka thënë Haradinaj dhe ka shtuar se për këtë pret kontributin e të gjithëve, në veçanti të atyre që janë të përfshirë në procesin e arsimit dhe edukimit në Republikën e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar edhe angazhimin e Qeverisë për të përmirësuar pozitën materiale të punëtorëve të arsimit. Në këtë kontekst, kryeministri Haradinaj ka përmendur miratimin nga Qeveria të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/991, i cili do të trajtojë angazhimin dhe sakrificën e të gjithë atyre që në periudhën më kritike e mbajtën gjallë arsimimin dhe edukimin në gjuhën shqipe në kohën më të vështirë.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?