LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për ushtrinë: Po shkojmë me hapa të sigurt

Haradinaj për ushtrinë: Po shkojmë me hapa të sigurt
-->

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një vjetorin e miratimit të ligjeve për FSK-në ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka pranuar nga ministri Rrustem Berisha raportin një vjeçar të punës.

Ai vizitoi edhe oficerët, të cilëve u tha se të gjithë ata do të jenë krenarë me vendimin që kanë marrë  për të qenë ushtarë dhe që t’i shërbejnë .

“Kosova funksionon edhe në partneritet, çështja e mbrojtjes është çështje që e ndan së bashku me misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR-in). Besoj që sot pas një viti mund t’iu premtojmë qytetarëve të Kosovës, partnerëve, që po shkojmë në hapa të sigurt, në drejtim të duhur dhe po i arrijmë objektivat e deklaruara një vit më herët. Ne jemi në dinamikën e duhur dhe sigurt po ecim”, tha Haradinaj.

Haradinaj i ndau medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’ komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, përmes së cilës tha se i nderon të gjithë ushtarët.

Ndërsa, Rama tha se medaljen ua dedikon të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.