LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për situatën në veri: E rëndësishme që po kthehet normaliteti dhe nuk po ndodh destabilizimi

Haradinaj për situatën në veri: E rëndësishme që po kthehet normaliteti dhe nuk po ndodh destabilizimi

Kryeministri Ramush Haradinaj për situatën në veri të vendit, tha se është e rëndësishme që po kthehet normaliteti dhe nuk ka ndonjë destabilizim të situatës.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit, me Komunën e Prishtinës.

Kryeministri tha se iu është mirënjohës vendeve të Quintit, NATO-n si dhe falenderoi drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe kreun e AKI-së, Shpend Maxhuni, për menaxhimin e situatës në veri të vendit, transmeton Telegrafi.


“Sa i përket veriut, besoj që nuk ka fituar askush. Me rëndësi që po kthehet normaliteti dhe që nuk po ndodh destabilizimi. Në kohën kur po përballem me disa sfida atje, e vetmja që po dëgjoj nga opozita janë disa problem të vogla të tyre. U jam mirënjohëse vendeve të Quintit, Nato-s, policisë tonë, Shpend Maxhunit, Rashit Qalaj etj…..edhe bizneset tona që kanë bërë kujdes”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, sa i përket  nominimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontelles për ta zëvendësuar Shefen e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini në Këshillin Evropian, Haradinaj tha se është herët për të folur për këtë temë.

Sipas tij, askush nuk ka nevojë të bëj panik.

“Sa i përket dialogut dhe zgjedhjes së diplomatit spanjoll është herët të flasim. Nuk ka nevojë të bëj panik dikush. Ka raste kur diplomatët vijnë nga vendet jo njohëse por kanë bindjet e tyre dhe anasjelltas”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Ndërsa, Ahmeti tha se Borrello përveç që ka qenë kundërshtar ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtare.

“Duhet edhe Bashkimi Evropian (BE) ta mendoj se a mundet që ta vazhdoj formatin e njëjtë që ta ndërmjetësoj dikush që ka ato mendime. E kuptojmë që procesi është i bllokuar dhe po negociohet goxha shumë. Nuk është panik, por megjithatë duhet t’i shprehim shqetësimet tona”, tha ndër të tjera kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori