LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për Lidhjen e Prizrenit: Ngjarja më frymëzuese në gjithë historinë e kombit shqiptar

Haradinaj për Lidhjen e Prizrenit: Ngjarja më frymëzuese në gjithë historinë e kombit shqiptar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek Lidhja e Prizrenit në 143-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, duke kujtuar e nderuar udhëheqësit vizionarë, nderojmë e respektojmë të gjitha përpjekjet e mëpastajme përgjatë tërë historisë sonë të lavdishme.

“Sot, kujtojmë ngjarjen më frymëzuese dhe më kulmore në të gjithë historinë e kombit shqiptar. Lidhja e Prizrenit lartësoi identitetin kombëtar duke legjitimuar përpjekjet dhe aspiratat e kahershme, ngjarje kjo pararendëse e shpalljes së Shqipërisë shtet, ëndërr e shumë brezave. Shqiptarët njihen për trimëri e mençuri, vullnet e gatishmëri për t’u sakrifikuar për lirinë e Atdheut dhe interesat e kombit. Në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, duke kujtuar e nderuar udhëheqësit vizionarë, nderojmë e respektojmë të gjitha përpjekjet e mëpastajme përgjatë tërë historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, kujtojmë ngjarjen më frymëzuese dhe më kulmore në të gjithë historinë e kombit shqiptar. Lidhja e Prizrenit lartësoi identitetin kombëtar duke legjitimuar përpjekjet dhe aspiratat e kahershme, ngjarje kjo pararendëse e shpalljes së Shqipërisë shtet, ëndërr e shumë brezave.

Shqiptarët njihen për trimëri e mençuri, vullnet e gatishmëri për t’u sakrifikuar për lirinë e Atdheut dhe interesat e kombit. Në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, duke kujtuar e nderuar udhëheqësit vizionarë, nderojmë e respektojmë të gjitha përpjekjet e mëpastajme përgjatë tërë historisë sonë të lavdishme.

Ne të gjallët sot, e ata që ishin para nesh por që vazhduan rrugën drejt qëllimeve madhore dhe të drejta kombëtare, kishim të trashëguar ndjenjën e fuqishme ndaj Atdheut, u mësuam të reagojmë dhe të sakrifikohemi për vendin sa herë që mund të kërcënohet sovraniteti dhe liria jonë.

Në vigjilje të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, kujtuam po ashtu të rënët në Luftën Çlirimtare, të prirë nga bashkëluftëtari dhe komandanti i ZO të Pashtrikut, Ekrem Rexha-Drini.

Mbetemi të palëkundur në rrugën tonë drejt një shteti e kombi të zhvilluar e të respektuar ndërkombëtarisht, faktor sigurie e stabiliteti në rajon e Evropë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori